Bota

Edhe Maqedonia e Veriut pjesë e krizës, njofton rritjen e çmimit të energjisë

30 Dhjetor 2021, 15:35 Nga DOSJA
Edhe Maqedonia e Veriut pjesë e krizës, njofton rritjen e

MAQEDONIA E VERIUT Kreu i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut, në konferencën e sotme deklaroi se vendimi i sotëm për shtrenjtimin e energjisë elektrike, është vendimi më i vështirë që nga themelimi i KRRE-së.

Sipas Alsat, rritja reale duhej të ishte diku 25 për qind, por pasi KRRE kërkuan nga gjithë aktorët e kësaj fushe solidaritet, arritën që çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë të rritet me 9.48 për qind.

“Ngritja reale duhej të ishte diku 25 për qind, por KRRE-ja ka kërkuar nga gjithë aktorët e kësaj fushe solidaritet dhe arritëm që çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë të rritet për 9.48 për qind”, deklaroi Marko Bislimovski, kryetar i KRRE-së.

Bislimovski gjithashtu deklaroi se tarifa e lirë gjatë ditës do të hiqet, por mbetet gjatë mbrëmjes dhe të dielave. Sipas tij, heqja e tarifës së lirë gjatë ditës ka qenë e domosdoshme, sepse në të kundërtën rritja e rrymës do të shkonte në 14.23 për qind.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota rajoni energjia elektrike maqedonia e veriut rritet çmimi i energjisë energjia elektrike maqedonia e veriut rritet çmimi i energjisë

Sondazh

Poll