Bota

Tragjedia në Gjermani, gruaja zgjohet nga koma, dy djemtë ja vrau i shoqi

30 Dhjetor 2021, 16:10 Nga DOSJA
Tragjedia në Gjermani, gruaja zgjohet nga koma, dy djemtë ja vrau i

GJERMANI – Qyteti i Glindes në rajonin e Hamburgut në Gjermani u trondit para disa ditësh nga një ngjarje e rëndë, ku babai vrau me plumb në kokë dy djemtë e tij 11 dhe 13 vjeç, plagosi rëndë të shoqen dhe në fund u vetëvra.

Avdije R, gruaja me prejardhje nga Kosova që u qëllua me armë zjarri nga burri i saj nga Ponosheci i Gjakovës, është zgjuar nga koma artificiale, në të cilën ndodhej. Ajo i mbijetoi gjakderdhjes së tmerrshme, por ende nuk është në gjendje të merret në pyetje.

Bild shkruan sot se Flamur R. (44) qëlloi dy djemtë e tij (11, 13) dhe gruan e tij Advije R. (38), pastaj veten në shtëpinë e tyre në Hamburg të Gjermanisë. Mbijetoi vetëm Advije R., e shtrirë në spital me disa plagë me armë zjarri. Ajo nuk është në gjendje ende të tregojë si e priti vdekjen e djemve dhe çfarë e shtyu babanë në aktin e tij. 44-vjeçari nuk kishte patentë armësh. Motivi i tij mbetet i paqartë.

“Ju nuk mund ta merrni ende në pyetje sepse, sipas vlerësimit mjekësor, ajo nuk është ende e gatshme,” tha kryeprokurorja Ulla Hingst të enjten.

Sipas konstatimeve të hetuesve, 44-vjeçari ka vrarë me nga një të shtënë djemtë e tij 11 dhe 13 vjeç në orët e vona të mbrëmjes së 26 dhjetorit, përpara se të qëllonte veten me armë. Nga provat mjeko-ligjore rezulton se Flamur R. ka tërhequr këmbëzën të paktën tetë herë. 

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota babai vret femijet dhe veten flamur r gjermania tragjedi ne gjermani babai vret femijet dhe veten flamur r gjermania tragjedi ne gjermani

Sondazh

Poll