Bota

Rriten rastet me Omicron, Greqia merr masa ekstreme natën e ndërrimit të viteve

30 Dhjetor 2021, 14:53 Nga DOSJA
Rriten rastet me Omicron, Greqia merr masa ekstreme natën e ndërrimit

GREQI – Greqia ka vendosur kufizime të reja në sektorin e mikpritjes ditën e sotme, duke i sjellë ëm pranë masat e planifikuara për në fillim të janarit  teksa infeksionet e koronavirusit rriten me shpejtësi.

Sipas CNA, vendimi erdhi një ditë pasi autoritetet njoftuan një rekord të ri ditor prej 21,657 rastesh, më shumë se dyfishi krahasuar me të hënën. Autoritetet thanë se varianti Omicron, i cili është shumë ngjitës, dukej se ishte dominues në komunitet, vetëm një muaj pasi u zbulua për herë të parë. Baret, klubet e natës dhe restorantet do të detyrohen të mbyllen në mesnatë, pa klientë në këmbë dhe pa muzikë, me përjashtim të natës së Vitit të Ri kur atëherë mund të qëndrojnë të hapura deri në orën 2 të mëngjesit.

“Këto masa, nëse zbatohen në tërësi, do të na lejojnë që nga mesi i janarit të kthehemi në jetën tonë normale”, tha në një konferencë shtypi Ministri i Shëndetësisë Thanos Plevris.

Autoritetet gjithashtu kishin shtrënguar kufizimet javën e kaluar, duke detyruar maska ​​​​në hapësira të hapura dhe duke ndaluar festimet e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri në vende publike.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota rajoni bilanci i covid ne greqi covid ne greqi greqia omicron bilanci i covid ne greqi covid ne greqi greqia omicron

Sondazh

Poll