Bota

E papritur/ Këngëtarja Denise Ho arrestohet nga policia e sigurisë kombëtare

30 Dhjetor 2021, 11:25 Nga DOSJA
E papritur/ Këngëtarja Denise Ho arrestohet nga policia e

KINË- Ylli i muzikës pop dhe aktivistja e shquar e pro-demokracisë në Hong Kong, Denise Ho është arrestuar nga policia në shtëpinë e saj. CNN raporton se Denise Ho ishte një nga gjashtë personat e arrestuar nga një operacion i zhvilluar në Hong Kong, lidhur me organizatën e medias online ‘Stand News’. Oficerët sekuestruan telefona dhe kompjuterë, si dhe kartën e identifikimit dhe pasaportën e Ho. Ajo më pas u dërgua në një stacion policie. 

Të gjithë të arrestuarit akuzohen për publikim të materialeve rebele dhe komplot. Rreth 200 oficerë policie bastisën zyrat e ‘Stand News’ dhe sekuestruan materiale gazetareske, sipas qeverisë së Hong Kongut dhe Shoqatës së Gazetarëve të Hong Kongut duke ngritur shqetësime të mëtejshme në lidhje me pakësimin e lirive të shtypit pas imponimit të një Ligji gjithëpërfshirës të Sigurisë Kombëtare mbi qytet në 2020. 

Ho është një ish-anëtare e bordit drejtues të medias Stand News. Ajo është një figurë e njohur ndërkombëtare e lëvizjes pro-demokratike të Hong Hongut, e cila ka përfaqësuar  lëvizjen në Kombet e Bashkuara dhe Kongresin Amerikan.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota showbiz denise ho hong kong denise ho hong kong

Sondazh

Poll