Bota

Vuçiç: Ka një pakt mes Kosovës dhe Kroacisë, nuk është befasi

30 Dhjetor 2021, 09:34 Nga DOSJA
Vuçiç: Ka një pakt mes Kosovës dhe Kroacisë, nuk

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur për një pakt mes Kosovës dhe Kroacisë. B92 shkruan se sipas Vuçiç ky pakt, është i dukshëm, ndërkohë që akuzoi Kosovën se dëshiron të shkaktojë tensione.

“Çfarëdo që të bëjmë, më thonë që po mashtroj dhe se po bëj gjithçka kundër tyre. Sa i përket Prishtinës e Zagrebit, është një pakt krejtësisht i dukshëm, nga mediat, deri te ai financiar dhe i sigurisë. Nuk është ndonjë befasi. Ka njerëz që mendojnë se vetëm një Serbi inekzistente është Serbi e mirë. Nuk ekziston për ta një Serbi që është mjaftueshëm e vogël. Dhe ata mendojnë se të gjithë paraardhësit e mi kanë qenë më të mirë”, tha Vuçiç.

Presidenti serb gjithashtu tha se është logjike që Zagrebi t’i lavdërojë paraardhësit e tij.

“Unë do të isha një lider i madh botëror nëse do ta lija Serbinë të shkelte dhe vendi ynë të shembet. Por nuk do ta bëj. Prandaj ju shihni nervozizëm tek ata, veçanërisht sepse ne i kapim ata për sa i përket PBB-së. Ju kujtohet që ata akuzuan së fundmi. me rrahjen e te burgosurve ne Petrinje dhe asnjehere ne jeten time nuk kam qene aty, sulmet e reja ne media do te nisin se shpejt”, tha ai,.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni aleksandar vucic pakt kosove-serbi aleksandar vucic pakt kosove-serbi

Sondazh

Poll