Bota

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës: Do të ketë drita natën e ndërrimit të viteve

30 Dhjetor 2021, 10:50 Nga DOSJA
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës: Do të

KOSOVË-Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu, ka njoftuar banorët e Kosovës se do të ketë drita natën e ndërrimit të viteve. Klankosova raporton se Kryeziu ka falenderuar Shqipërinë për ndihmën që do t’i japë Kosovës, duke i mundësuar energji elektrike ë natën e Vitit të Ri.

‘Ne padyshim se jemi falënderues Republikës së Shqipërisë për ndihmën e ofruar e cila është në kuadër të një bashkëpunimi të vazhdueshëm mes dy qeverive sa i përket fushës së energjisë. Dhe ky bashkëpunim do ta mundësojë ose do të sigurojë që gjatë ndërrimit të motmoteve të ketë furnizim të rregullt me energji elektrike. Kështu që atmosfera festive të mirëmbahet ashtu siç duhet. Ky është një bashkëpunim që dy qeveritë e kanë me njëra-tjetrën sa i përket shkëmbimit të energjisë elektrike apo formave të tjera të kompensimit”,- ka thënë Kryeziu.

Para disa ditësh kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka kërkuar që të gjendet forma që Shqipëria t’i dalë në ndihmë Kosovës që të ketë rrymë në ditët e ndërrimit të moteve.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni edi rama kriza energjitike ne kosove përparim kryeziu edi rama kriza energjitike ne kosove përparim kryeziu

Sondazh

Poll