Bota

Kriza e lirës turke kthehet në çështje politike, Ministri i ekonomisë: Ngrini padi..

30 Dhjetor 2021, 10:32 Nga DOSJA
Kriza e lirës turke kthehet në çështje politike, Ministri

TURQI- Kriza e lirës turke po kthehet gjithnjë e më shumë në një çështje politike. Mediat e huaja raportojnë se Ministri turk i Ekonomisë, Nureddin Nebati, u ka bërë një thirrje të pazakontë qytetarëve që të padisin ekonomistët që komentojnë në rrjetet sociale për rënien e lirës.

Nebati ka akuzuar komentuesit për “luftë psikologjike”, duke iu bërë thirrje turqve që të blejnë ar dhe dollarë, në mënyrë që të ruajnë kursimet e tyre nga rënia e lirës. Komentet e pazakonta të Nebati pasuan vendimin e rregullatorit bankar për të paraqitur ankesa kundër më shumë se 20 personave. 

Valuta turke ka humbur gati gjysmën e vlerës së saj prej fillimit të nëntorit e deri kur presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan ka bërë të ditura masat e reja për mbështetje të lirës.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lira turke nureddin nebati rexhep tayip erdogan lira turke nureddin nebati rexhep tayip erdogan

Sondazh

Poll