Aktualitet

Në të njejtin vend si dje, makina humb kontrollin në Rrugën e Kombit

28 Dhjetor 2021, 21:29 Nga DOSJA
Në të njejtin vend si dje, makina humb kontrollin në Rrugën

MILOT- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Laç-Lezhë. Mësohet se një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Bëhet me dije se në makinë ka qenë një familje prej katër personash, ndërkohë që e lënduar ka mbetur bashkëshortja e drejtuesit të mjetit. Ajo është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ende nuk dihet se cila është shkaku i aksidentit, ndërkohë që deri tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga policia mbi këtë ngjarje.

Ky aksident ka ndodhur në të njejtin vend që ndodhi dhe aksidenti fatal ditën e djeshme, ku i mori jetën një vogëlushi 3-vjeçar si dhe babait të tij.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne rrugen e kombit aksident ne rrugen e kombit

Sondazh

Poll