Bota

Ministri bavarez i Shëndetësisë: Kush nuk vaksinohet të paguajë kostot e Covid

28 Dhjetor 2021, 10:10 Nga DOSJA
Ministri bavarez i Shëndetësisë: Kush nuk vaksinohet të

GJERMANI –Ministri bavarez i Shëndetësisë Klaus Holetschek (CSU) ka bërë thirrje përsëri për futjen e një vaksinimi të detyrueshëm të përgjithshëm pwr popullsinw dhe gjithashtu sanksione për njerëzit që duan ta shmangin atë.

Në revistën ZDF, Holetschek tha se vaksinimet e detyrueshme nuk do të ndihmonin nëse nuk do të kishte pasoja për ata që nuk i respektojnë. Holetschek kishte kërkuar më parë që personat e pavaksinuar të paguajnë më pas kontribute më të larta për sigurimet shëndetësore ose të përfshihen në kostot e trajtimit për Covid.

Kritikët akuzojnë Holetschek se propozime të tilla vënë në pikëpyetje parimin e sigurimit shëndetësor solidar, në të cilin të gjithë janë të siguruar pavarësisht nga stili i tyre i jetesës. 

Nuk dua të cenoj solidaritetin e sistemit të sigurimeve shëndetësore. Është e rëndësishme dhe e vlefshme. Megjithatë, solidariteti nuk është rrugë njëkahëshe. Përveç vetë-mbrojtjes, vaksinimi përfshin edhe mbrojtjen e jashtme dhe të komunitetit. Prandaj, nuk duhet përjashtuar asgjë që në fillim dhe të diskutohen propozime të tilla. Është e rëndësishme që kërkesa për vaksinim të vijë menjëherë dhe që të jetë gjithashtu një kërkesë e përgjithshme vaksinimi”, tha ai.

Këshilli Gjerman i Etikës deri më tani ka qenë i kujdesshëm në lidhje me një kërkesë ligjore të vaksinimit. Tani ekspertët po zgjerojnë rekomandimin e tyre. Ai gjithashtu bëri thirrje që të mendohet për reduktimin e periudhës së karantinës së koronës. Holetschek tha se pret që Instituti Robert Koch të paraqesë propozime për këtë gjw shumë shpejt. Nënkryetari i grupit parlamentar të Unionit, Sepp Müller (CDU), kishte diskutuar tashmë një opsion të shkurtuar të testimit falas pas pesë ditësh për të parandaluar një karantinë masive në funksion të variantit të virusit shumë ngjitës Omikron.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota bavarisë covid në gjermani klaus holetschek bavarisë covid në gjermani klaus holetschek

Sondazh

Poll