Bota

Kërcënoi se do të vriste Mbretëreshën Elizabetë, arrestohet 19-vjeçari në Angli

27 Dhjetor 2021, 19:00 Nga DOSJA
Kërcënoi se do të vriste Mbretëreshën Elizabetë,

ANGLI- Një 19-vjeçar është arrestuar në Angli pasi ka kërcënuar të vrasë Mbretëreshën Elizabetë me hark dhe shigjetë.  Ai u arrestua ditën e Krishtlindjeve dhe u mbajt në Kështjellën Windsor. The Sun shkruan se 19-vjeçari me emrin Jaswant Singh Chail është me probleme të shëndetit mendor dhe se kërcënimin e ka bërë me anë të një video në SnapChat.

Ai ishte 500 metra larg apartamenteve private të Mbretëreshës, brenda territorit të kështjellës. 19-vjeçari u arrestua teksa dyshohet se ishte i armatosur me një hark pasi kishte ngjitur një gardh me thumba me shkallë prej litari.

Ai është me një maskë të bardhë të keqe, me sa duket i frymëzuar nga Star Wars dhe në mesazhin e tij, thuhet: Më vjen keq. Më vjen keq për atë që kam bërë dhe atë që do të bëj. Do të tentoj të vras Elizabetën, Mbretëreshën e Familjes Mbretërore.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota jaswant singh chail mbretëresha elizabetë jaswant singh chail mbretëresha elizabetë

Sondazh

Poll