Bota

Përhapja e Omicron ‘detyron’ kryeministrin belg të miratojë vaksinimin e detyrueshëm

28 Dhjetor 2021, 09:31 Nga DOSJA
Përhapja e Omicron ‘detyron’ kryeministrin belg të

BELGJIKË – Belgjika po shqyrton vaksinimin e detyrueshëm për të gjithë banorët e saj. Kjo është bërë me dije nga Kryeministri belg Alexander De Croo, në një intervistë për gazetën De Zondag, për të cilën ka thënë se kjo masë po konsiderohet të vihet në zbatim nisur edhe nga përhapja e shpejtë e variantit “Omicron”.

“Qëllimi është i qartë: të gjithë duhet të vaksinohen. Nëse vaksinimi i detyrueshëm është i nevojshëm, ne do ta mendojmë si mundësi”- tha Kryeministri belg në lidhje me masat e reja.

Socialistët frëngjisht-folës, të cilët janë pjesë e qeverisë së De Croo, kishin kërkuar më parë vaksinimin e detyrueshëm në Belgjikë, por De Croo e quajti një hap të tillë “dembelizëm politik”, por duke parë rritjen e ndjeshme të rasteve të reja me variantin Omicron, De Cree e ka parë të arsyeshme marrjen e masave të tilla parandaluese, si një mënyrë kjo për të jetuar sa më mirë dhe më sigurt.

Marrë nga politico.eu

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota alexander de croo kryeministri belg alexander de croo omicron ne belgjike alexander de croo kryeministri belg alexander de croo omicron ne belgjike

Sondazh

Poll