Bota

Profilizimi racor në Gjermani/Sinti dhe romët në qendër të dyshimeve policore

28 Dhjetor 2021, 09:04 Nga DOSJA
Profilizimi racor në Gjermani/Sinti dhe romët në qendër

GJERMANI- Kur në prill të vitit 2007 u vra në Heilbronn nga grupi terrorist ekstremist i djathtë NSU një police, policia për vite me radhë zhvilloi hetime kundër një grupi sintish dhe romësh që gjendeshin rastësisht në vendin e ngjarjes. Policia mori më shumë se 3000 mostra ADN-je nga pjesëtarë të këtyre komuniteteve dhe krijuan profile të bazuara mbi baza etnike.

Në një konferencë të organizuar nga Instituti Gjerman për të Drejtat e Njeriut me titull “Antiziganizmi në kontekstin e policisë dhe drejtësisë”, drejtoresha e institutit, Beate Rudolf, tha se ky nuk ishte një rast i veçantë: Fjala është për antiziganizëm institucional me efekt diskriminues, sepse kjo mënyrë e ngushtë perceptimi mund të pasqyrohet në rregullore, ligje dhe në proceset informale të organizatave

Profilizimi racor – praktikë historike

Sinti dhe romët kanë qenë në shënjestër të profilizimit racor që shekullin e kaluar në Gjermani. Ata u shpallën problem sigurie dhe rendi dhe u vunë nën dyshim të përgjithshëm. Nacional-socialistët e vazhduan këtë praktikë dhe që në vitin 1938 përpiluan dosje për 31,000 sinti dhe romë duke u marrë gjurmët e gishtave dhe lidhjet gjenealogjike. Praktika të tilla vazhduan edhe pas Luftës së II Botërore. Kështu Zyra Federale e Kriminalistikës kishte nga viti 1980 deri në vitin 2001 një sektor të posaçëm që merrej me të ashtuquajturit “kriminelë pa vendbanim të qëndrueshëm” pra me sintit dhe romët.

Sipas shoqatës “Amaro Foro” qëndrimet raciste ndaj sinti dhe romëve në radhët e policisë ose organeve të rendit vazhdojnë edhe sot. Përveç dyshimeve vetëm për shkak të pamjes së jashtme, kjo shoqatë njofton edhe për raste kur paditë e ngritura nga sintit dhe romët nuk merren seriozisht nga organet e rendit.

Marrë nga DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota gjermania romet rracizem sinti gjermania romet rracizem sinti

Sondazh

Poll