Bota

Nuk i mbijetoi dot djegieve, ndërron jetë 3-vjeçari në Kosovë

28 Dhjetor 2021, 08:15 Nga DOSJA
Nuk i mbijetoi dot djegieve, ndërron jetë 3-vjeçari në

KOSOVË – Vogëlushi 3-vjeçar, i cili kishte pësuar djegie trupi mbi 75 përqind, pasi të shtunën e kaluar shtëpia ku jetonte ishte përfshirë nga zjarri, është ndarë nga jeta ditën e sotme pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.

Shefi i spitalit intensiv, Shaqir Uka ka konfirmuar lajmin dhe ka thënë se fëmija ka ndërruar jetë pak minuta pas mesnatës.

“S’ka mujt me iu përballu plagëve që i ka marrë nga djegjet, pak minuta pas mesnatës ka ndërruar jetë”, ka thënë Uka.

Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën, ku një shtëpi në fshatin Saraishtë të Ferizajt u përfshi nga zjarri. Në ato momente në një nga dhomat e shtëpisë ndodhej një fëmijë 3 vjeç. Si pasojë e flakëve të mëdha, fëmija kishte pësuar lëndime të rënda trupore duke iu djegur trupi mbi 75%. Teksa Policia e Kosovës po e heton rastin, dyshimet e para mbi shkaqet e zjarrit lidhen me një problem me rrjetin energjitik dhe për këto dyshime në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e KEDS-it.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora djegie ferizaj flake djegie ferizaj flake

Sondazh

Poll