Bota

VIDEO/ 17 të vdekur nga mbytja e anijes plot me emigrantë në ishullin Paros në Greqi

28 Dhjetor 2021, 07:45 Nga DOSJA
VIDEO/ 17 të vdekur nga mbytja e anijes plot me emigrantë në

PAROS/GREQI – Trupi i një tjetër emigranti, i cili ndodhej në bordin e varkës me vela që u përmbys në prag të Krishtlindjeve në Paros dhe shkaktoi vdekjen e 16 personave, u gjet mëngjesin e djeshëm në zonën detare të Kionias në Tinos. Në vendngjarje kanë shkuar efektivët e Autoritetit Portual përkatës, të cilët me ndihmën e efektivëve të Policisë Tinos kanë nxjerrë trupin e pajetë nga deti.

Ndërkohë ditën e djeshme tre persona, mes 63 emigrantëve të shpëtuar, u arrestuan nga Autoriteti Portual Paros, për transport të paligjshëm emigrantësh. Sipas Rojes Bregdetare, të arrestuarit dyshohet se kanë marrë pjesë në një organizatë kriminale që vepronte në transferimin e paligjshëm të emigrantëve nga Turqia në Itali për 9 mijë euro për person.

Bëhet fjalë për një 40-vjeçar dhe dy 31-vjeçarë, të gjithë shtetas sirianë, të cilët u arrestuan për kontrabandë dhe transport emigrantësh nga Turqia drejt Italisë , mbytje të anijes, vrasje dhe ngritje të një organizate kriminale.

 

Marrë nga cnn.gr

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota mbytet anija ne greqi paros mbytet anija ne greqi paros

Sondazh

Poll