Bota

Tragjedi në Gjermani, një burrë vret dy fëmijë dhe plagos nënën e tyre

27 Dhjetor 2021, 17:33 Nga DOSJA
Tragjedi në Gjermani, një burrë vret dy fëmijë dhe

GJERMANI – Disa të shtëna me armë tronditën qytetin e Glindes në Hamburg ditën e djeshme, ku një person ekzekutoi dy fëmijë dhe plagosi nënën e tyre në një banesë. Sipas mediave vendase, atentatori vrau më pas veten.

Policia ka dhënë informacione vetëm për moshën e 4 personave: vrasësi 44 vjeç, gruaja 38 vjeçe dhe fëmijët nga 11 dhe 13 vjeç. Forcat e rendit gjetën armë në vendin e krimit. Megjithatë, nuk janë publikuar të dhëna nëse vrasësi është babai i fëmijëve dhe bashkëshorti i gruas së plagosur. Gjithashtu, nuk jepen detaje as për kombësinë dhe nënshtetësinë e tyre.

Marrë nga “Spark Chronicles”

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota vrasje ne gjermani vrasje ne gjermani

Sondazh

Poll