Aktualitet

“Është ‘gjobë’!”/ Maybach-u luksoz para Bashkisë, Artan Hoxha i përgjigjet Veliajt

27 Dhjetor 2021, 18:08 Nga DOSJA
“Është ‘gjobë’!”/ Maybach-u luksoz para

TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha i është përgjigjur kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj lidhur me dyshimet se ky i fundit mund të ketë në pronësi makinën “Maybach S-Class”, me targa të personalizuara me inicialet “EV”. Me anë të një postimi në Instagram, Hoxha shkruan se mjeti tip “Mercedes-Maybach S-Class 2021”, kushton së paku 185 mijë dollar, duke mos lënë pa komentuar edhe akuzat e Veliajt. Gazetari shkruan se një makinë e tillë mund të përvetësohet vetëm me një “gjobë” të majme.

Mercedes-Maybach S-Class 2021… Ka çmim fillestar prej 185,950 dollarë dhe kushton pothuajse 25,000 dollarë më shumë se SUV i klasit Maybach GLS. Vetem pas nje gjobe te madhe, nga ato me vule shteti, mund te bejne nje dhurate te tille endrash…,”-shkruan Hoxha.

 

 

A post shared by Artan Hoxha (@artanhoxhaofficial)

Por si nisi përplasja mes tyre?

Pas publikimit të të dhënave lidhur me targat e makinave, gazetari Artan Hoxha u shpreh se ishte i interesuar që të dinte se cili ishte pronari i mjetit luksoz që parkohej para Bashkisë së Tiranës, me targat e personalizuara “EV”. Sot, Veliaj iu përgjigj duke u shprehur se e gjitha ishte e stisur nga mediat për ta sulmuar, duke akuzuar se përdoret edhe për gjovëvënie.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha erion veliaj maybach s-class artan hoxha erion veliaj maybach s-class

Sondazh

Poll