Aktualitet

Ekzekutohet Albi Bashaliu në Peqin, i vëllai i dënuar për vrasje (Plagosja në 2017)

27 Dhjetor 2021, 08:37 Nga DOSJA
Ekzekutohet Albi Bashaliu në Peqin, i vëllai i dënuar për

PEQIN– Albi Bashaliu, 35 vjeç, banues në fshatin Gjoçaj të Peqinit dhe një person me precedent të mëparshëm penalë është ekzekutuar me amë zjarri mëngjesin e sotëm. Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 08:40, pasi Bashaliu doli nga shtëpia e tij. Persona ende të paientifikuar i kanë zënë pritë Bashaliut dhe e kanë qëlluar për vdekje. 35-vjeçari është gjetur i vrarë në rrugë nga të afërm të tij të cilët kanë lajmëruar dhe autoritetet. Zona ku ka ndodhur krimi është rrethuar dhe fokusi është vënë në sekuestrimin e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë që mund të kenë regjistruar autorët.

Dëshmitarë të ngjarjes kanë treguar se pasi ka ndodhur krimi, autorët kanë djegur makinën e tyre, i kanë marrë çelësat dhe janë larguar me mjetin e 35-vjeçarit nga vendi i ngjarjes. Sipas një zotërie që banon në të njëjtën lagje, ata kishin maska antiCovid dhe ishin të pajisur me armë silenciatorë. Banori shtoi se sapo e kishin parë, vrasësit i kishin kërkuar që të futej në shtëpi dhe ai ishte bindur e për këtë arsye nuk kishte arritur të shihte më shumë. Për momentin janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë, ndërkohë që në polici ka përfunduar dhe djali i 44-vjeçarit Ylber Xhahysa, Enriko Xhahysa, për vrasjen e të cilit po bën burg vëllai i 35-vjeçarit, Leonard Xhahysa.

Pista kryesore ku është fokusuar grupi hetimor është ajo e hakmarrjes. Familja Bashaliu rezulton të ketë ‘hesape’ të pambyllura me familjen Xhahysa që jetonte në të njëjtin fshat. Vëllai i Albi Bashaliut, Leonard Bashaliu, 36 vjeç, ekzekutoi mëngjesin e 8 qershorit 44-vjeçarin Ylber Xhahysa.

Ngjarja ndodhi në të njëjtin fshat, pas një konflikti banal. Viktima dhe autori fillimisht u konfliktuan verbalisht, për një ngjarje të ndodhur 5 vite më parë, ku Xhahysa i gërvishti automjetin Bashaliut, por situata agravoi në përdorimin e armës së zjarrit. Pas krimit, Leonard Bashaliu tentoi të arratiset, por u vu në pranga nga policia. Përpara grupit hetimor, Bashaliu është shfaqur në gjendje të rënduar psikologjike, teksa ka rrëfyer se sherri kishte nisur në mënyrë banale. Ai ka treguar se para pesë viteve, Xhahysa e kishte qëlluar me grusht dhe se prandaj ka nisur i gjithë sherri si dhe i kishte gërvishtur makinën. Gjithsesi nuk dihet ende nëse pjesëtarë të familjes Xhahysa janë marrë në pyetje apo nëse janë shoqëruar për vrasjen e 35-vjeçarit Albi Bashaliu.

Një tjetër ngjarje që po hetohet është ajo e ndodhur në vitin 2017. Albi Bashaliu, i riu i cili u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e sotëm në fshatin Gjoçaj të Peqinit është arrestuar në vitin 2017 për plagosje. Më 17 janar të vitit 2017, Bashaliu qëlloi me armë zjarri automatik në drejtim të dy personave të tjerë me iniciale V.SH, 57 vjeç dhe A.B, 38 vjeç, banues në Peqin. Bashaliu në atë kohë u akuzuar për veprat penale “Vrasja me dashje mbetur në tentativë” “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës”, por në mënyrë ‘misterioze’ kur kanë kaluar vetëm katër vite nga kjo ngjarje, është liruar nga burgu.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Vrasja në Peqin, kërkim me helikopter për autorin e dyshuar të ngjarjes

Vrasja në Peqin, shoqërohet djali i Xhahysës, ishte pak metra larg vendit të krimit

Vrasja e Bashaliut, dëshmitari: Pasi e qëlluan, autorët i morën çelësin dhe ikën!

Vrasja e Bashaliut, dëshmitari: Autorët ishin me kapele dhe maskë antiCOVID

E thirrën në emër! Vrasja në Peqin, 35-vjeçari u qëllua pasi doli nga lokali

VD- Në të njëjtin vend ku i vëllai kreu krimin, pamje nga vendi ku u vra Bashaliu

Vranë Albi Bashaliun, autorët i djegin dhe makinën 35-vjeçarit

Albi Bashaliu u vra sot, i vëllai ekzekutoi fqinjin në qershor (Hakmarrja)

Ekzekutimi në Peqin! Viktima, i arrestuar në 2017, qëlloi me automatik 2 persona

U vra sot në mes të rrugës, zbulohet IDENTITETI i 35-vjeçarit në Peqin

Vritet në rrugë 35-vjeçari në Peqin, policia: Rrethuam zonën, në ndjekje të autorit

(a.b;f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet vrasje në peqin vritet albi bashaliu vrasje në peqin vritet albi bashaliu

Sondazh

Poll