Bota

Kaos në aeroporte, 8 mijë fluturime të anuluara, stafi i prekur nga COVID

27 Dhjetor 2021, 08:56 Nga DOSJA
Kaos në aeroporte, 8 mijë fluturime të anuluara, stafi i prekur

SHBA- Nga dita e Krishlindjeve shumë fluturime u anuluhan në mbarrë botën si shkak i koronavirusit. Mediat e huaja raportojnë se deri më tani totali i fluturimeve të anuluara ka shkuar në 8 mijë.

Kryesisht janë anuluar fluturimet që kishin destinacion Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kinën. Në një njoftim zyrtar, linjat ajrore amerikane kanë deklaruar se anulimi i fluturimeve ka ardhur për shkak se personeli ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Hong Kongu po ndalon të gjitha fluturimet që vijnë nga Koreja e Jugut për dy javë, pasi shumë udhëtarë të ardhur nga ky vend kanë rezultuar me koronavirus.

Periudha e Krishtlindjeve është zakonisht një kohë piku për udhëtime, por këtë vit ajo ka përkuar me përhapjen e shpejtë të variantit Omicron, i cili ka bërë që shumë linja ajrore të anulojnë fluturimet ndërsa pilotët dhe ekuipazhi i kabinës izolohen.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota anulohen fluturimet covid-19 anulohen fluturimet covid-19

Sondazh

Poll

Bota 27 Dhjetor 2021, 07:56

Kina regjistron rekord të infektimeve me Covid-19

KINË- Më 27 dhjetor, Kina ka regjistruar 162 raste të reja të infektimit me koronavirus, njëherësh shifrën më të lartë përgjatë gjithë vitit. Autoritetet k...