Aktualitet

FOTO / Aksident i rëndë në Pejë, kamioni përplas makinën, 2 të vdekur, njëri fëmijë

27 Dhjetor 2021, 06:49 Nga DOSJA
FOTO / Aksident i rëndë në Pejë, kamioni përplas

PEJË – Një aksident i rëndë ka ndodhur të dielën në orët e mbrëmjes së djeshme në autostradën Pejë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Zajm të Klinës. Lajmin e konfirmon zëdhënësi i policisë rajonale për Pejë, Fadil Gashi, sipas të cilit në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion dhe nga kjo përplasje kanë humbur jetën dy persona.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka thënë se rreth orës 18:25, policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë, në fshatin Zajm, Klinë.

“Në këtë aksident ishin të përfshira një veturë dhe një kamion, ku si pasojë fillimisht dy (2) persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit me auto-ambulancë janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, nga mjeku kujdestar është konfirmuar se dy (2) personat e lënduar – një (1) fëmijë dhe një (1) person i moshës madhore kanë arritur në spital pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka shtuar se thirrjes nga vendi i ngjarjes i janë përgjigjur gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, gjithashtu edhe prokurori i shtetit.

“Me urdhër të Prokurorit shtetit trupat e pa jetë të viktimave dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion”, thuhet në fund të njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore rajoni aksident në kosovë aksident ne peje aksident në kosovë aksident ne peje

Sondazh

Poll