Bota

Renditja/ Nuk dominon më Google dhe Facebook, TikTok, “mbreti” i aplikacioneve

26 Dhjetor 2021, 17:06 Nga DOSJA
Renditja/ Nuk dominon më Google dhe Facebook, TikTok, “mbreti”

SHBA – TikTok renditet tashmë si platforma më e preferuar në botë. Kompania e sigurisë së It “Clouflare” përcakton se vëzhgimi i kryer aplikacioni i shpërdarjes virale të videove ka parakaluar Google dhe Facebook si platforma më e përdorur tashmë nga njerëzit.

Përgjatë vitit 2021, TikTok ka dominuar në muajt shkur, mars dhe gusht. Në vitin e kaluar, Google u rendit i pari në listën e aplikacioneve më të popullarizuara.

Shkaku kryesor i përhapjes së përdorimit të TikTokut konsiderohet pandemia e COVID-it për shkak se shumë njerëz u detyruan të qëndrojnë për një kohë të gjatë të mbyllur në shtëpi.

Renditja për vitin 2021 e platformave të komunikimit

1.TikTok.com

2.Google.com

3.Facebook.com

4.Microsoft.com

5.Apple.com

6.Amazon.com

7.Netflix.com

8.YouTube.com

9.Twitter.com

10.WhatsApp.com

Marrw nga “Gulf Today”

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota facebook google tiktok twitter whatsapp facebook google tiktok twitter whatsapp

Sondazh

Poll