Bota

Shifra rekord, numri i rasteve me koronavirus në Itali vazhdon të rritet

25 Dhjetor 2021, 19:56 Nga DOSJA
Shifra rekord, numri i rasteve me koronavirus në Itali vazhdon të

ITALI – Ditën e tretë me radhë, Italia raportoi shifra rekorde të rasteve të reja me koronavirus. Numri i të infektuarve më 25 dhjetor në Itali arriti në 54,762 njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkaq 144 persona vdiqën si pasojë e koronavirusit në Itali brenda 24 orëve. Që nga shpërthimi i pandemisë në shkurt të vitit të kaluar, Italia regjistroi 136,530 vdekje të ndërlidhura me COVID-19 dhe shifra paraqet më të lartën në Evropë pas Britanisë ndërkaq në botë Italia renditet e nënta për nga numri i të vdekurve nga koronavirusi.

Italia vendos kufizime për të pavaksinuarit pas rritjes së rasteve me COVID-19. Në njësitë e kujdesit intensiv në spitalet italiane, 106 raste të reja u pranuan gjatë së shtunës.

Numri total i pacientëve në kujdesin intensiv u rrit në 1,071.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota rajoni bilanci i covid ne itali covid ne itali itali bilanci i covid ne itali covid ne itali itali

Sondazh

Poll