Bota

Urimi i Kurtit për Krishtlindje, Kimete Berisha: Për Bajram, uro me tepsi të zbraztë

25 Dhjetor 2021, 12:56 Nga DOSJA
Urimi i Kurtit për Krishtlindje, Kimete Berisha: Për Bajram, uro me

KOSOVË– Publicistja Kimete Berisha ka izonizuar urimin për Krishtëlindje të bërë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Me anë të një shkrimi të bërë në ‘Facebook’, Berisha i sugjeron Kurtit që për festën e Bajramit, ti urojë qytetarët me një tepsi të zbraztë të bakllavasë.

SHKRIMI:

Urimi i shkretë i Kryeministrit për Kërshëndella! Për Bajram, uroje me një tepsi të zbraztë të bakllavës, në zyren e Kryeministrit, midis dy flamujve të shqiptarëve.
Tepsija e bakllavës është e madhe sa antena satelitore, ta fikë shtetin derisa të piqet për kadale. Është shenjë e keqe t’ua urosh Kërshëndellat shqiptarëve me një foto të shkretë, pa njeri, dhe me një bredh me drita të fikura. Duket si një festë ku askush nuk ka pranuar të marrë pjesë, si një festë e braktisur.  Dhe, braktisja e festës nga Kryeministri është bërë me paramendim. Natën kur u lind Krishti, qiellii i Betlehemit u mbush me yje…prandaj, dritat në bredh simbolizojnë yjet e asaj nate. Nuk shuhen dritat në festë, derisa të shkrepet një foto. Dritat i shuan urrejtja. Dhe mohimi i Krishtit. Komunitetit katolik po i mohohet festa dhe s’di çka i ka bë Krishti kryeministrit, që po tallet me ditëlindjen e tij! P.S. Ky djali po don me na dalë Haydar!

Kryeministri Albin Kurti uroi qytetarët e Kosovës me një video nga zyra e tij me drita fikur, si për të ndërgjegjësuar qytetarët për krizën ekonomike.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni albin kurti kimete berisha albin kurti kimete berisha

Sondazh

Poll