Bota

Urimi makabër i ISIS, pemë e stolisur me bomba dhe armë

25 Dhjetor 2021, 16:23 Nga DOSJA
Urimi makabër i ISIS, pemë e stolisur me bomba dhe armë

IRAK – Një pjesëtari i grupit terrorist ISIS kanë publikuar një poster Krishtlindjesh ku shfaqen duke ekzekutuar Santa Claus. Teksti në poster u kërkonte mbështetësve të tyre të përfshiheshin në luftë.

“Ne u dërgojmë një mesazh vëllezërve tanë monoteistë në Evropë, Amerikë, Australi, Kanada, Rusi dhe vende të tjera të mosbesimit dhe braktisjes. Ne ju themi vëllezërit tanë, o monoteistë, hakmerrenu për vëllezërit dhe motrat tuaja që janë vrarë dhe kapur nga këta të poshtër”, shkruhej në poster.

Sipas ISIS, në përgatitjet për Krishtlindje, organizata ekstremiste publikoi një seri imazhesh, duke përfshirë një që kishte helmetat e trupave amerikane të rregulluara në stilin e një peme Krishtlindjesh. Maja e pemës ishte e mbuluar me gjak. Gjenerali Mackenzie ishte veshur me një kostum Santa në një imazh të dytë, ku shkruhej: Sill verën e kuqe, ne do ta pjekim gjeneralin Mackenzie.

Organizata ekstremiste, e cila më parë kontrollonte zona të gjera të Sirisë dhe Irakut, e ka kërcënuar vazhdimisht Santa Claus-in. Ka pasur zëra se ISIS ka shpërndarë fletushka në Mosul, Irak, duke paralajmëruar për “të këqijat” e personazhit fiktiv gjatë sundimit të tij atje në vitin 2016.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota isis isis kërcënon shba luftetaret e isis isis isis kërcënon shba luftetaret e isis

Sondazh

Poll