Bota

Mbretëresha bën urimin prekës për Krishtlindje, kujton bashkëshortin

25 Dhjetor 2021, 18:18 Nga DOSJA
Mbretëresha bën urimin prekës për Krishtlindje, kujton

MBRETËRI E BASHKUAR – Mbretëresha Elizabeth II e Anglisë risolli një mesazh në ditën e Krishtlindjeve pas një viti pikëllimi personal dhe kombëtar, që nga humbja e burrit të saj, megjithatë u përpoq të jepte një ton më shpresëdhënës për vitin e ardhshëm.

Sipas The Guardian, ndërsa viti i dytë i shënuar nga pandemia Covid-19 po afrohej drejt fundit të tij, monarkja 95-vjeçare tha se mund të kuptonte ndjenjat e të gjithë atyre që kanë humbur të dashurit e tyre, pasi i kishte mbetur e njëjtja ndjesi nga humbja në prill. Megjithatë, ajo mezi priste të bëhej monarkja e parë britanike që do të festonte një jubile platini, 70 vjet në fron, në vitin 2022.

“Edhe pse është një kohë e lumturisë së madhe dhe gëzimit për shumë njerëz, Krishtlindjet mund të jenë të vështira për ata që kanë humbur të dashurit. Sidomos këtë vit e kuptoj pse”, tha Mbretëresha në fjalimin e saj vjetor.

Ajo veshi të njëjtën karficë krizanteme prej safiri si në muajin e saj të mjaltit në vitin 1947 dhe shfaqi një foto të saj dhe të Princit Philip, Dukës së Edinburgut, në 60-vjetorin e martesës. Madhëria e saj i tha kombit se ajo kishte marrë ngushëllim të madh nga ngrohtësia dhe dashuria e treguar në homazhet për jetën e Dukës së Edinburgut. Ajo e përshkroi Princin Philip si “të dashurin” e saj dhe tha se ndjeu praninë e tij gjatë periudhës festive. Komentet e Mbretëreshës për humbjen vijnë në sfondin e një viti tjetër të pandemisë.

Ajo foli gjithashtu me dashuri për princat Charles dhe ëilliam, dhe familjet e tyre, për fokusin e tyre të përbashkët në ndryshimin e klimës. Por nuk kishte asnjë referencë,as në ekran, as me emër gjatë transmetimit nëntë minutësh për djalin e saj të mesëm Princin Andreë ose Harry dhe Meghan; treshja është tërhequr së fundmi nga detyrat mbretërore.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota elizabeta ii elizabeth mbretëresha elizabetë ii elizabeta ii elizabeth mbretëresha elizabetë ii

Sondazh

Poll