Bota

Burgjet me qira! Danimarka përgatitet të dërgojë të burgosurit në Kosovë

25 Dhjetor 2021, 09:55 Nga DOSJA
Burgjet me qira! Danimarka përgatitet të dërgojë të

TIRANË– Të burgosurit në Danimarkë, planifikohet të dërgohen në Institucionin Korrektues në fshatin Pasjak të Komunës së Gjilanit, rreth 50 kilometra larg nga Prishtina. Kjo marrëveshje do të futet në fuqi duke filluar nga viti 2023.

Danimarka është në përgatitje të dërgimit të të burgosurve që vijnë nga vendet joanëtare të Bashkimit Evropian (BE), në qelitë e burgut që i mori me qira në Kosovë.

Danimarka e cila në botë renditet në pjesën e fundit të listës për sa i përket shkallës së krimit, për të pakësuar stërmbushjen nëpër burgjet, arriti një marrëveshje me Kosovën për 300 qeli për 210 milionë dollarë. Në mesin e të burgosurve që do të dërgohen në Kosovë nuk do të ketë të dënuar për krime terroriste ose ata me sëmundje terminale. Nga ana tjetër, të burgosurit ndaj të cilëve ka një vendim dëbimi në fund të dënimit, pas përfundimit të dënimit të tyre, fillimisht do dërgohen në Danimarkë, më pas do të dërgohen në vendet ku do të dëbohen.

Që të hyjë në fuqi marrëveshja e arritur mes Danimarkës dhe Kosovës, duhet të votohet në Kuvendin e Kosovës dhe duhet të marrë miratimin e 2/3 të gjithsej 120 deputetëve. Sipas marrëveshjes, parashikohet që 300 qelitë e marra me qira të menaxhohen nga ligji danez dhe në qeli do të ketë gardianë nga të dy vendet.

Burimi: Anadolu Agency (AA)

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni

Sondazh

Poll