Bota

Breshëri arme te “Kodra e Diellit” në Prishtinë, policia shtrin përtokë 4 persona

25 Dhjetor 2021, 09:32 Nga DOSJA
Breshëri arme te “Kodra e Diellit” në Prishtinë,

KOSOVË– Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mëngjesin e sotëm në zonën e quajtur “Kodra e Diellit” në Prishtinë. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, aty ku ka rrethuar zonën. Sipas policisë, në konflikt janë përfshirë katër të rinj, të cilët kanë pasur një mosmarrëveshje mes tyre.

Katër personat janë arrestuar dhe gjatë kontrollit të dy prej tyre janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta me 15 fishekë dhe një gëzhojë.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Rr. Rrahim Beqiri, Prishtinë 24.12.2021-15:05. Pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti katër të dyshuar meshkuj kosovarë ku dyshohet se ka pasur edhe të shtëna armësh. Të dyshuarit janë arrestuar dhe gjatë kontrollit të dy prej tyre janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta me 15 copë fishekë dhe një gëzhojë. Të dyshuarit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe e vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje”.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni prishtine te shtena me arme ne prishtine prishtine te shtena me arme ne prishtine

Sondazh

Poll