Bota

Kriza energjitike, përmbajtja e vendimit të qeverisë për shpalljen e emergjencës

25 Dhjetor 2021, 08:22 Nga DOSJA

PRISHTINË – Qeveria e Kosovës përmes një mbledhje elektronike, ka vendosur ditën e djeshme që të shpallet gjendje emergjente për shkak të situatës me reduktime të rrymës elektrike. Këto masa pritet të zgjasin deri në 60 ditë. Mirëpo se kur do të fillojë zbatimi ende nuk dihet saktë.

Në dokumentin e siguruar nga Sinjali thuhet se ky vendim brenda 3 ditëve duhet të dërgohet në Kuvend për shqyrtim dhe miratim. Kuvendi ka të drejtën e refuzimit të masave dhe në këtë rast qeveria është e obliguar t’i ndërpres ato.

Masat emergjente që i ka vendosur Qeveria përfshijnë:

Vendosjen e kufizimeve në furnizim me energji për konsumatorë;

Vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë.

Qeveria ka treguar edhe arsyet për marrjen e këtij vendimi: Rritja enorme e çmimeve të rrymës, vështirësitë e sistemin elektro-energjetik pas rritjes së konsumit dhe pamjaftueshmëritë e gjenerimit të brendshëm për të mbuluar konsumin.

Në arsyetim e Qeverisë së Kosovës thuhet se “Sistemi Elektro-Energjetik i Kosovës aktualisht është duke u përballur me vështirësi të theksuara si reflektim i rritjes së theksuar të konsumit të energjisë elektrike në vend, pamjaftueshmërisë së gjenerimit të brendshëm për të mbuluar konsumin, dhe krizës globale energjetike q1ë ka rezultuar me rritjen enorme të çmimit të energjisë elektrike në bursat ndërkombëtare”.

Qeveria me tej arsyeton masat me faktin se problemet me furnizim me energji elektrike janë paraqitur sidomos gjatë muajit dhjetor të këtij viti për shkak të avarive të shkaktuara në gjeneratorët e termocentralit “Kosova A” dhe “Kosova B”. Arsye tjetër sipas qeverisë është edhe rritja e theksuar e konsumit të energjisë elektrike.

Kosova aktualisht është duke u përballur me një krizë energjetike, e paprovuar në dhjetë vitet e fundit. Qeveria e Kosovës ka bërë me dije se reduktimet janë planifikuar të zgjasin për 60 ditë, e sot është dita e tretë ku vendi përballet me reduktime.

Lidhur me këtë krizë, kryeministri AlbinKurti ka thënë se s’ka pasur mundësi të blihet rrymë më herët për t’u evituar kriza energjetike pasi rrymën s’mund ta konzervosh në frigorifer.

Një grup qytetarësh tashmë kanë vendosur që të protestojnë të hënën. Kërkesat e tyre janë shkarkimi i ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Pastaj, nacionalizmi i KEDS-it dhe furnizimi me rrymë 24 orë.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni kriza energjitike ne kosove kriza energjitike ne kosove

Sondazh

Poll