Bota

Kufizimet / Pas Izraelit, Austria miraton dozën e katërt të vaksinës anti-covid

25 Dhjetor 2021, 08:39 Nga DOSJA
Kufizimet / Pas Izraelit, Austria miraton dozën e katërt të

VJENË – Një tjetër shtet po bëhet gati të ofrojë dozën e katërt të vaksinës anti-COVID për punonjësit e shëndetësisë, pas Izraelit. Bëhet fjalë për Austrinë. Bordi Kombëtar i Vaksinimit, teksa bëri me dije vendimin, tha se nuk kishte të dhëna të mjaftueshme shkencore për të rekomanduar që doza e katërt të jepet te një kategori më e gjerë njerëzish.

“Në funksion të një vale të afërt Omicron, një doza e katërt vaksinimi mund të ofrohet në zonat me rrezik të lartë (p.sh. personeli i kujdesit shëndetësor i ekspozuar)“, tha bordi.

Austria njoftoi të mërkurën se do të forcojë përsëri kufizimet anti-COVID nga 27 dhjetori për të ngadalësuar përhapjen e Omicron për festa.

Që nga dita e Krishtlindjeve, pushuesve britanikë në Austri do t’u kërkohet të karantinohen nëse nuk kanë marrë 3 doza të vaksinës dhe duhet të tregojnë një test negativ PCR të marrë brenda 72 orëve. Në nëntor, qeveria e Austrisë njoftoi një bllokim të katërt kombëtar dhe tha se do t’i bënte vaksinat të detyrueshme për të gjithë austriakët, duke u bërë kështu vendi i parë i Bashkimit Evropian që e bën një gjë të tillë.

Marrë nga dailymail.co.uk

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota austri izrael vaksina anti-covid austri izrael vaksina anti-covid

Sondazh

Poll