Bota

Vrasje e dyfishtë në SHBA, 21-vjeçari qëllon me armë zjarri brenda restorantit

25 Dhjetor 2021, 08:21 Nga DOSJA
Vrasje e dyfishtë në SHBA, 21-vjeçari qëllon me armë

SHBA– Dy burra mbetën të vrarë pas të shtënave në një restorant të frekuentuar në Kentucky. Sipas policisë së qytetit të Luzville, 21-vjeçari Carson Reitz u arrestua dhe u akuzua për vrasje të dyfishtë pas të shtënave me armë zjarri në restorantin “Rusters” në autostradën Preston.

Mësohet se lokali ka pasur shumë vizitorë në momentin e të shtënave dhe policia ka thënë se pamjet e kamerave të sigurisë nga objekti tregojnë se Reitz ka qëlluar në dy persona.

Në deklaratë thuhet se Reitz ka pranuar para oficerëve të policisë se ka kryer një vrasje të dyfishtë ndërsa të lënduar të tjerë nuk ka pasur.

Policia ka identifikuar dy të vrarët nga të shtënat si 48-vjeçari Michael Miller nga Luzville, i cili vdiq në vend, dhe 51-vjeçari Bradley Cross nga Shepherdsville, i cili vdiq në spital. Hetimet për ngjarjen e rëndë janë ende në vijim nga policia.

Burimi: ABCNEWS.go

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota shba te shtena me arme ne shba shba te shtena me arme ne shba

Sondazh

Poll