Bota

Frika nga Omicron/ Anulohen fluturimet për Krishtlindje në botë

24 Dhjetor 2021, 18:29 Nga DOSJA
Frika nga Omicron/ Anulohen fluturimet për Krishtlindje në botë

ANGLI- Miliona njerëz po përballen me ndërprerje të udhëtimeve dhe rritje të kufizimeve për Covid gjatë Krishtlindjeve. BBC shkruan se varianti Omicron ka bërë që fluturimet të anulohen në shumë shtete.

Italia, Spanja dhe Greqia i kanë bërë sërish të detyrueshme maskat për fytyrën në ambiente të hapura. Katalonja, në veri të Spanjës, ka vendosur një shtetrrethim natën dhe Holanda është në një bllokim të rreptë. Pavarësisht gjetjeve të hershme se Omicron është më i butë se variantet e tjera, shkencëtarët janë të shqetësuar nga numri i rasteve.

Infektime në mënyrë rekord u regjistruan në Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe Itali të enjten. Në SHBA, rastet e përditshme të Omicron janë rritur përtej kulmit të valës së fundit Delta dhe spitalet po mbushen në të gjithë vendin.

Eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në Amerikë, Dr Anthony Fauci, paralajmëroi në fillim të kësaj jave se udhëtimi i Krishtlindjeve do të rriste përhapjen e variantit edhe në mesin e të vaksinuarve plotësisht. Në prag të Krishtlindjeve (e premte), linjat ajrore amerikane thanë se tashmë po vuanin nga mungesa e personelit për shkak të testimit pozitiv të ekuipazheve të fluturimit ose të detyruar të izolohen.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota anthony fauci omicron udhetimet per krishtlindje anthony fauci omicron udhetimet per krishtlindje

Sondazh

Poll