Bota

Zv.kryeministri polak: Gjermania dëshiron ta kthejë BE-në në ‘rajhun e katërt’

24 Dhjetor 2021, 17:11 Nga DOSJA
Zv.kryeministri polak: Gjermania dëshiron ta kthejë BE-në në

POLONI – Kreu i partisë në pushtet të Polonisë, Jarosław Kaczyński, ka thënë se Gjermania po përpiqet ta kthejë BE-në në një “rajh të katërt gjerman” federal.

Sipas The Guardian, kreu i partisë Ligj dhe Drejtësi (PiS) tha se disa vende nuk janë entuziaste në perspektivën e ndërtimit të një rajhu të katërt gjerman mbi bazën e BE-së. Ai shtoi se gjykata evropiane e drejtësisë po përdorej si një “instrument” për idetë federaliste.

“Nëse ne polakët do të pajtoheshim me këtë lloj nënshtrimi të ditëve moderne, do të degradoheshim në mënyra të ndryshme,” tha Kaczyński, i cili është gjithashtu një zëvendëskryeministër. 

Polonia është përfshirë në një përplasje të gjatë me BE-në, veçanërisht në lidhje me ndryshimet gjyqësore që PiS ka bërë që nga viti 2015. BE-ja këtë javë tha se po fillonte veprime ligjore kundër Polonisë për injorimin e ligjit të BE-së dhe minimin e pavarësisë së gjyqësorit.

Polonia e ka akuzuar bllokun për “centralizëm burokratik”. Gjatë një vizite në Varshavë të kancelarit të ri gjerman, Olaf Scholz, këtë muaj, kryeministri Mateusz Morawiecki tha se mbështetja e qeverisë aktuale të Berlinit për federalizmin e BE-së ishte “utopike dhe për këtë arsye e rrezikshme”.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota gjermania jaroslaw kaczynski polonia gjermania jaroslaw kaczynski polonia

Sondazh

Poll