Politike

VD-Rama: Gjykatësit që nuk kalojnë vettingun të pezullohen DIREKT

24 Dhjetor 2021, 12:06 Nga DOSJA
VD-Rama: Gjykatësit që nuk kalojnë vettingun të pezullohen

TIRANË – Kryeministri Edi Rama foli në konferencën për mediat edhe lidhur me procesin e vettingut dhe për gjykatësit që nuk e kalojnë atë, duke thënë se ata duhen pezulluar menjëherë.

Sipas Ramës gjyqtarët dhe prokurorët që nuk kanë kaluar vettingun duhet të pezollohen në mënyrë të menjëhershme. Rama tha se ka pasur disa raste flagrante dhe ka marrë një rast ilustrues si shembull. Kryeministri tha se ata angazhohen për të ndërtuar qendrën e fëmijëve, përcaktojnë vendin, bëjnë projektin , japin financim dhe kur fillon puna del një gjykatëse që ka bërë sigurim padie mbi këtë pronë mbi një subjekt privat. Gjykatësja, emri i së cilës Ramës nuk i kujtohet, dhe që e jep këtë vendim 1 javë para se të largohej nga vettingu, duhet të thirret nga SPAK menjëherë pasi ka grabitur njerëzit.


Rama: Duam t’ju japim zë të gjithëve, jo vetëm brenda por dhe jashtë, është një vendim që nuk është detyrues për askënd,është këshillim, Odë e madhe shqiptare që duam ta themelojmë dhe ta kthejmë në institucion. Kemi një temë tjetër që kemi hasur në problematikë. Ne mendojmë se gjyqtare dhe prokurorë që nuk kanë kaluar vettingun duhet të pezullohen në vend. Kemi pasur disa raste flagrante në kohë. Po ju jap një rast sot për ilustruim. Angazhohemi për të ndërtuar qendrën e fëmijëve, përcaktojmë vendin, bëjmë projektin , japim financim dhe çfarë ndodh, në kohën që fillojmë punën një gjykatëse ka bërë sigurim padie mbi këtë pronë mbi një subjekt privat. Tani, rasti është se gjykatësja e jep këtë vendim 1 javë para se të largohej nga vetingu, emri i së cilës nuk më kujtohet duhet të thirret nga SPAK sot, duhet të shkojë para gjyqit se kanë grabitur njerëzit.

LAJMI KRYESOR: Nisma ‘Këshillim Kombëtar për Shqipërinë’, Rama: Pyetësor për çëshjet e integrimit!

(m.k/a.b/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama nisma këshillim kombëtar për shqipërinë’ edi rama nisma këshillim kombëtar për shqipërinë’

Sondazh

Poll