Politike

Transferimi i të burgosurve në Angli dhe Irlandën e Veriut, Meta dekreton ligjin

24 Dhjetor 2021, 13:08 Nga DOSJA
Transferimi i të burgosurve në Angli dhe Irlandën e Veriut, Meta

TIRANË – Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për transferimin e të dënuarve mes Shqipëruisë dhe Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut.

Ky ligj bëhet për të lehtësuar transferimin e të dënuarve nga një shtet në tjetrin dhe forcon bashkëpunimkin në fushën e dejtësisë mes dy vendeve. Kjo marrëveshje gjithashtu përmirëson kushtet e rregullat për transferimin e personave të dënuar nga të dyja shtetet, në funksion të lehtësimit të riintegrimit social të shtetasve të njërit shtet, që vuajnë dënimin në shtetin tjetër. Për 1.580 shtetas që po vuajnë dënimin, do të ketë një mundësi më shumë për transferimin e tyre në vendin e origjinës në funksion të lehtësimit të riintegrimit të tyre social.

NJOFTIMI:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka dekretuar sot shpalljen e Ligjit nr. 125/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut mbi transferimin e personave të dënuar”. Kjo marrëveshjeje e re thjeshtëzon procedurat për transferimin e personave të dënuar nga njëri shtet tek tjetri; ndihmon në zbatimin efektiv të parashikimeve të marrëveshjes nga ana e organeve respketive proceduese pjesëmarrëse në këto procedura; si dhe forcon bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e drejtësisë penale ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, në përmbushje si të qëllimeve të drejtësisë dhe rehabilitimin shoqëror të personave të dënuar. Kjo marrëveshje synon të përmirësojë kushtet e rregullat për transferimin e personave të dënuar nga të dyja shtetet, në funksion të lehtësimit të riintegrimit social të shtetasve të njërit shtet kontraktues, që vuajnë dënimin në shtetin tjetër. Sipas të dhënave statistikore të bëra publike në praktikën parlamentare, për 1 580 shtetas që po vuajnë dënimin, do të ketë një mundësi më shumë për transferimin e tyre në vendin e origjinës në funksion të lehtësimit të riintegrimit të tyre social. PËR SHPALLJE LIGJI Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës, D e k r e t o j: Shpalljen e ligjit nr. 125/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut mbi transferimin e personave të dënuar”. Nr. Dekretit 13400 Tiranë, më 24.12.2021

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ilir meta irlanda e veriut mbreteria e bashkuar ilir meta irlanda e veriut mbreteria e bashkuar

Sondazh

Poll