Politike

Rama: Formularët do plotësohen nga vetë qytetarët dhe unë do t’i lexoj personalisht

24 Dhjetor 2021, 12:12 Nga DOSJA
Rama: Formularët do plotësohen nga vetë qytetarët dhe

TIRANË – Kryeministri Edi Rama foli ditën e sotme në konferencën për mediat edhe mbi formularët që do tu dorëzohen qytetarëve shqiptarë për të plotësuar lidhur me opinionin e tyre për nismën “Open Balkan”.

Rama tha se formularët do të plotësohen nga vetë qytetarët dhe do të lexohen nga ai personalisht. Rama shpjegoi edhe procesin se si do funksiononte duke thënë se formularët do mund të tërhiqershin në çdo qendër urbane, ku do dërgoheshin me postë dhe do ishin parapaguar. Sipas tij kjo bëhej për tu njohur me mendimin e qytetarëve dhe ishte shumë e rëndësishme të njiheshin me formularin. Rama tha se formulari do jepët online dhe do të lexohen nga vetë kryeministri.


Rama: Do vijë formati me postë, e parapaguar dhe do jetë disponibël në qendra urbane dhe në pika ku nuk ka lidhje me votimet. Është cështje për të marrë mendim dhe është e rendësishme njohja me formularin. Ne duhet të bëjmë një kapërcim të fuqishëm për ti ndarë kacafytjet dhe thundrat e përditshme nga e ardhmja. Formulari do jepet dhe online dhe do i marr vetë t’i lexoj.

LAJMI KRYESOR: Nisma ‘Këshillim Kombëtar për Shqipërinë’, Rama: Pyetësor për çëshjet e integrimit!

(E.H/m.k/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama nisma këshillim kombëtar për shqipërinë’ edi rama nisma këshillim kombëtar për shqipërinë’

Sondazh

Poll