Politike

“U arrestua në Qafë Thanë”, Xhakolli përgjënjeshtron Berishën: Më vjen keq, ke kaluar në fazën e fundit të çmendu

24 Qershor 2019, 16:45 Nga DOSJA
“U arrestua në Qafë Thanë”, Xhakolli

POGRADEC- Kandidati i PS në Pogradec, Ilir Xhakolli ka reaguar pas postimit të Sali Berishës. Në një reagim në rrejtet sociale Xhakolli shprhet se Berisha ka arritur në fazën e çmendurisë dhe se lajmi për arrestimin e tij nuk është fare i vëretë.

“Një këshillë miqësore kam për ty, para se të publikosh diçka pyet paraprakisht sepse u bëre gazi i botës dhe pogradecarët janë duke u tallur me ty”, shkruan kandati i PS.

REAGIMI I PLOTË

Lidhur me një postim i cili po qarkullon orët e fundit. Sinqerisht me vjen keq për ju Sali Berisha. Një njeri në moshën tuaj dhe me funksionet që ka pasur, të arrijë në këtë derexhe. Por këtej nga anët tona thonë: Kur njeriu kalon në fazën e fundit të çmendurisë, fillon ha prej për dheri (çfarë të gjejë)

Një këshillë miqësore kam për ty, para se të publikosh diçka pyet paraprakisht sepse u bëre gazi i botës dhe pogradecarët janë duke u tallur me ty. Nuk do reagoja kundër shpifjes tuaj të ulët, por e kam detyrë morale të informoj qytetarët e Pogradecit. Gjendja juaj mjerane tregon edhe njëherë se 30 Qershori ndan shapin nga sheqeri, midis një politike të vjetër dhe shpifëse dhe politikës tonë për ti dhënë fund njëherë e përgjithmonë kësaj situate në 30 Qershor!

Kujtojmë se sot Berisha në një reagim në rrjetet sociale shkrunte se një qytetar i kishte dërguar një mesazh, ku shkruhet se Xhakolli ishte arrestuar në Qafë Thanë, por ishte liruar pas ndërhyrjes së Taulant Ballës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir xhakolli kandidati i ps ne pogradec qafe thane sali berisha ilir xhakolli kandidati i ps ne pogradec qafe thane sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 24 Qershor 2019, 15:04

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike që është në ‘arrest shtëpie’, Bardh Spahia ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ai kërkon nga mb...