Art&Argëtim

Vetëm 1 vit pasi publikoi albumin “30”, Adele fiton 28 milionë paund

24 Dhjetor 2021, 15:58 Nga DOSJA
Vetëm 1 vit pasi publikoi albumin “30”, Adele fiton 28

MBRETËRI E BASHKUAR – Këngëtarja e njohur Adele ka fituar 28 milionë £ në një vit nga komapnia që është në emrin e saj dhe deklaron të dhënat në bankë, çka tregon se ajo po shijon frytet e karrierës së saj tepër të suksesshme.

Sipas Daily mail, përmbledhjet e llogarive të bëra deri më 31 dhjetor tregojnë se këngëtarja e “Someone Like You”, 33 vjeçe, kishte të ardhura kolosale në vitin që publikoi albumin e saj të rikthimit “30”.

Melted Stone Publishing Ltd, e cila u formua në prill 2011, tregoi 8,941,779 £ në bankë pas kostove prej 4,518,566 £. Adele është drejtoresha e vetme e asaj kompanie me emrin e saj të vërtetë Adele Laurie Blue Adkins. Ajo është gjithashtu dhe sekretarja e vetme e kësaj kompanie. Kjo e çon totalin në 28,938,717 £.

Ka qenë një vit i favorshëm për yllin që u rikthye në krye të top-listave në fillim të këtij viti me “Easy On Me”, kënga e saj e parë që nga viti 2016.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz adele albuli '30' i adele albumi i ri i adele adele albuli '30' i adele albumi i ri i adele

Sondazh

Poll