Art&Argëtim

E trishtë! Humbën jetën nga i ftohti, aktorja e njohur gjen prindërit e vdekur

24 Dhjetor 2021, 11:06 Nga DOSJA
E trishtë! Humbën jetën nga i ftohti, aktorja e njohur gjen

BRITANI E MADHE- Prindërit e aktores Alicia Witt u gjetën të vdekur brenda shtëpisë së tyre në Massachusetts. Mediat e huaja raportojnë se ishte vetë aktorja, e cila i kishte gjetur prindërit të pajetë në shtëpinë e tyre. Aktorja nuk kishte kontaktuar me prindërit për disa ditë dhe u kishte kërkuar disa të afërmve t’u shkonin për vizitë.

“Për fat të keq, rezultati ishte i paimagjinueshëm. Po kërkoj pakëz privatësi për momentin për të vajtuar dhe për të mësuar të përballem me këtë ndodhi dhe humbje të pabesueshme”,- tha Witt.

Sipas policisë vdekja e Robert Witt, 87 vjeç dhe Diane Witt, 75, nuk konsiderohen të dyshimta por shkak për vdekjen dyshohet të jetë bërë ekspozimi i gjatë ndaj të ftohtit. Burimet thonë se prindërit e Alicias kanë pasur problem me ngrohjen dhe se kanë përdorur një ngrohëse për shtëpinë e tyre të vjetërsuar, ndërsa nuk ka pasur shenja dhune dhe as prezencë të monoksidit të karbonit.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz aktorja aktorja gjen prinderit e vdekur alicia witt aktorja aktorja gjen prinderit e vdekur alicia witt

Sondazh

Poll