Art&Argëtim

A do i pyesë shqiptarët për skandalet? Rama humb durimin dhe ikën vrap: S’kam nevojë

24 Dhjetor 2021, 14:47 Nga DOSJA
A do i pyesë shqiptarët për skandalet? Rama humb durimin dhe

TIRANË– Kreu i qeverisë Edi Rama ka kaluar një moment nervozizmi teksa u përgjigjej gazetarëve para godinës së Kryeministrisë. Skandali i rrjedhjes së databazave me të dhëna personale, duke nisur që nga rroga, numri i telefonit dhe më pas targat e makinave, e reagimi i ashpër i qytetarëve duket se kanë shqetësuar kryeministrin. I pyetur nëse do të kërkonte mendim nga qytetarët për skandalin e rrjedhjeve të të dhënave, Rama zgjidhi që të jepte përgjigjen e tij shumë shkurt, duke ngjitur shkallët e Kryeministrisë me vrap më pas.


BISEDA:

Pyetja: Ju do pyesni qytetarët për një sërë çështjes por a do pyesni qytetarët për skandalet e njëpasnjëshme që shoqërojnë një qeverisje ku janë të përfshirë edhe zyrtarët e lartë të akuzuar për akuza të ndryshme. A do të pyesni nëse këta individë duhet të qëndrojnë në pozicionet e tyre apo duhet të largohen?

Edi Rama: Nuk kam nevojë të pyes qytetarët për këtë sepse vija e kuqe është shumë e qartë dhe e përcaktuar. Kushdoqoftë që kërkohet nga drejtësia për tu përballur me drejtësinë është jashtë. Pastaj ju vini emrat si të dëshironi, ne i vëmë emrat  që mendoijmë që kanë qytetarët emrin e tyre. Mirupafshim.

LAJMI KRYESOR: Nisma e re! Rama pyet qytetarët për Ballkanin e Hapur, kanabis dhe mbrojtjen sociale

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

video galeri video galeri edi rama vkm 24 dhjetor 2021 edi rama vkm 24 dhjetor 2021

Sondazh

Poll