Politike

Nisma e Ramës, Basha: Nxjerrja në pazar e të dhënave të qytetarëve nuk mbulohen dot

24 Dhjetor 2021, 13:00 Nga DOSJA
Nisma e Ramës, Basha: Nxjerrja në pazar e të dhënave

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu është përgjigjur nismës së re të prezantuar nga kryeministri Edi Rama. Përmes një postimi në ‘Tëitter’, Basha thotë se qeveria nuk mbulon dot shfaqjen bajate të skandalit me të dhënat e qytetarëve. Kryedemokrati u shpreh se këto skandale, po lëkundin themelet e shtetit dhe nuk kanë nevojë për shfaqje.

REAGIMI I BASHËS:

Pasi i ka varfëruar, përgjuar, shantazhuar për të masakruar zgjedhjet, doli me devizën e vjetër “ç’thotë partia bën populli, ç’do populli bën partia”, sepse propaganda është e vetmja gjë që di të ofrojë përballë furisë së skandaleve që e ekspozojnë si shkatërruesin e mirëqenies së shqiptarëve. Afera mafioze e inceneratorëve dhe nxjerrja në pazar e të dhënave më sensitive të qytetarëve të një vendi anëtar të NATO-s, nuk e mbulon dot me shfaqje bajate. Këto skandale, vjedhjesh, mashtrimesh, manipulimesh që po lëkund themelet e shtetit, s’kanë nevojë për shfaqje, por kërkojnë drejtësi për të çliruar shqiptarët nga shteti i kapur nga korrupsioni.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll