Aktualitet

Shkencëtarët britanikë: Në 2022 përgatituni për mot ‘të çmendur’, pasoja në shëndet

24 Dhjetor 2021, 06:33 Nga DOSJA
Shkencëtarët britanikë: Në 2022 përgatituni për

BRITANI E MADHE – Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga viti 2022, kanë filluar të publikohen edhe raportet e para, njëri ndër të cilët është edhe ai i shërbimit kombëtar të motit të Britanisë së Madhe, Met Office, sipas të cilit, temperaturat vitin e ardhshëm do të jenë 1.09 gradë Celsius mbi mesataren.

Adam Scaife, kreu u parashikimeve afatgjata në ‘Met Office’ theksoi se rezultatet e parashikimit tregojnë se gazrat serrë po ngrohin motin me një ritëm në rritje. Parashikimi është llogaritur në bazë të nxitësit kryesorë të klimës globale, por nuk përfshin ngjarje të papritura siç janë shpërthimet e mëdha vullkanike. Ky ndryshim mund të bëjë që rendimentet globale të korrave të bien me rreth 30% dhe kërkesa për ushqim të rritet me shpejtësi.

Ndërsa kirugi britanik i transplantim të zemrës dhe mushkërive Bill Frist është shprehur se temperaturat ekstreme dhe të ndryshueshme gjithashtu ndikojnë drejtpërdrejtë në shëndetin e njeriut, duke rritur shkallën e vdekjeve nga goditjet në tru dhe infarkti miokard.

Marrë nga bianet.org

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet kryesore meteorologet parashikimi i motit shkencëtarët meteorologet parashikimi i motit shkencëtarët

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Dhjetor 2021, 06:25

Dalja e listës së pagave: Krim dhe Mosndëshkim!

TIRANË – EDITORIAL-MONITOR/“Krim dhe Mosndëshkim” është togfjalëshi që karakterizon saktësisht një fenomen me natyrë krimi, që ka ndodhur dy herë bre...