Aktualitet

VD-Vritet me silenciator brenda makinës Can Kariçi, autorët djegin Audin (ZHVILLIME)

23 Dhjetor 2021, 19:39 Nga DOSJA
VD-Vritet me silenciator brenda makinës Can Kariçi, autorët

KAMËZ– Can Kariçi, 35 vjeç, banues në lagjen nr.1 të Bathores, Kamëz dhe një person me precedentë penalë është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:00. Dosja.al ka mësuar se Kariçi ishte duke udhëtuar me makinën e tij të llojit “Volksëagen”, tip ‘Golf’ me targa gjermane në zonën e njohur si Kodër Kamëz në rrugën “Nikoll Vatnikaj” në momentin që anash tij janë afruar atentatorët.

Ai kishte konsumuar një kafe në një nga lokalet e zonës ndërkohë që duhet të ishte në banesë pasi ishte nën masën e siguriës ‘arrest shtëpie’. Në lokal, Kariçi ishte bashkë me një vajzë dhe në momentin që doli prej aty, u drejtua për tek mjeti i tij. Por, ende pa hapur derën, i riu u qëllua me breshëri plumbash, duke mos pasur as mundësi të përdorte armën që kishte në mjet.

Të ndodhur brenda një mjeti të llojit “Audi” me xhama të tij e pa targa, autorët kanë nxjerrë armën me silenciator në dritaren e makinës dhe kanë qëlluar me breshëri në drejtim të 35-vjeçarit Kariçi. Më pas ata janë larguar në drejtim të Institutit Bujqësor ku dhe kanë djegur mjetin “Audi” me ngjyrë të zezë e janë zhdukur pa lënë gjurmë.


Nga ana tjetër, Kariçi u gjet brenda makinës së tij, i plagosur rëndë. 35-vjeçari u dërgua në spital, por rrugës ndërroi jetë. Zona ku ndodhi krimi është e rrethuar nga policia e cila është vënë në kërkim të autorëve, por ende nuk ka një pistë mbi ngjarjen. Aktualisht po kontrollohen bizneset e zonës ku ka ndodhur ngjarja dhe të gjitha pamjet filmike të kamerave të sigurisë do jenë në duart e prokurorëve. 

Kariçi ishte një person me precedent penalë në fushën e krimeve kundër personit. Mediat raportojnë se Kariçi që u vra brenda mjetit të tij me targa gjermane, njihej dhe me nofkën ‘ujku’. Ai ishte nga Dibra dhe banonte në Bathore. Kariçi për herë të fundit është vënë në pranga në muajin shkurt të këtij viti pas një aksioni e operacioni që organizuan forcat RENEA në zonën e Kurbinit, pasi iu gjetën fishekë dhe pistoletë tip ‘Glock’. Të riut ju sekuestruan edhe targa të vjedhura që u përkisnin automjeteve të tjera e që dyshohet se do të përdoreshin për të kryer ngjarje kriminale. 

Ai u lirua nga qelia por Gjykata e la nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’. Paraprakisht raportohet se Kariçi ka qenë mik i ngushtë me dy të rinjtë, Eriges Mihasi dhe Armand Dumani, të cilët u vranë në zonën e Astirit mbrëmjen e 13 nëntorit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Can Kariçi ishte i armatosur, atentatorët s’i lanë kohë të përdorte pistoletën

VD-Për herë të fundit takoi një vajzë, Kariçi piu kafe dhe u vra

 

U vra sot, kush ishte ‘ujku’ që u prangos në shkurt, lidhja me Mihasin e Dumanin

LAJM I FUNDIT/ Identifikohet viktima! Kush është 35-vjeçari i vrarë në Kamëz

LAJM I FUNDIT/ Vrasja në Kamëz, policia publikon njoftimin zyrtar

DETAJE/ Atentatorët me “Audi” të zi e pa targa vranë 35-vjeçarin, mjetin e djegin

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet can kariçi kamez vrasje ne kamez vritet can kariçi can kariçi kamez vrasje ne kamez vritet can kariçi

Sondazh

Poll