Rriten temperaturat, por rikthehen reshjet dhe vranësirat, parashikimi i motit sot
TIRANË – Moti për ditën e sotme parashikohet me alternime vranësirash deri të dendura si dhe intervale të shkurtra me diell.Parashikohen reshje shiu ...
TIRANË – Për periudhën janar-gusht 2021 në spitalet psikiatrike numri i pacientëve të shtruar është rritur 10,5% në krahasim me vitin e kaluar. Këtë vit në spitalet psikiatrike shtetërore janë të shtruar 950 pacientë nga 850 që ishin të shtruar vitin e kaluar, sipas raportit të Monitorimit të Ministrisë të Shëndetësisë.
Mjekja psikiatër Fatime Elezi tha për Monitor se vjet frika nga infektimet solli që pacientët me probleme të shëndetit mendor të mbahen nga familjarët të izoluar në shtëpi.
“Në 2020 frika nga infektimet nga Covid-19 i pengoi shumë pacientë që kishin nevojë për t’u shtruar në spitalet psikiatrike. Edhe familjarët patën frikë nga infektimi dhe më shumë i mbajtën të izoluar në ambientet e shtëpisë. Në vitin 2021 nisën vaksinimet dhe popullata është më e përgatitur për përballimin e sëmundjes, për këtë arsye jeta është më e lirshme. Kjo solli që pacientët që paraqiten gjithmonë për shtrime në spitale të shtohen”.
Fatime Elezi psikiatre, thotë se për shkak të pandemisë nga Covid-19 është rritur numri i pacientëve me ankth dhe depresion, sidomos te ata persona që kanë humbur familjarët nga Covid-19. Rritja e pacientëve që vuajnë nga ankthi për shkak të Covid-19 është pohuar edhe nga mjekët psikiatër të shërbimit ambulator. Shtimet e rasteve që vuajnë nga ankthi sipas mjekëve psikiatër nisë që pas ngjarjes të tërmetit.
Sakaq, rritja e shtrimeve të pacientëve në spitalet psikiatrike nisi që në 4-mujorin e parë të 2021. Sipas të dhënave të Ministrisë të Shëndetësisë në këtë periudhë shtrimet në spitalet psikiatrike u rrit 40% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2020.
Në 2020, grupi i të sëmurëve që u penalizuan më shumë ishte ai i pacientëve me probleme onkologjike, të cilët nuk mundën të merrnin trajtimin sipas grafikëve. Mjekët onkologë pohuan se vjet pati një rritje të stadeve të avancuara të sëmundjeve tumoriale, pasi dallimi i hershëm u pengua nga frika e pacientëve për infektimet me Covid-19. Silvana Çeliku, shefe e shërbimit të Onkologjisë në QSUT më herët tha për Monitor se edhe për 2021 vazhdojnë të vijnë pacientë në stade të avancuara të sëmundjes, për shkak të diagnostikimit me vonesë nga frika e infektimit me Covid-19. (MONITOR)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË – Moti për ditën e sotme parashikohet me alternime vranësirash deri të dendura si dhe intervale të shkurtra me diell.Parashikohen reshje shiu ...
VLORË – Policia e Vlorës arrestoi 3 persona dhe procedoi 1 tjetër për vepra të ndryshme penale. Të rinjtë G.N. dhe F.K. u ndaluan pasi kanë goditur n...
KAMËZ– Can Kariçi, 35 vjeç, banues në lagjen nr.1 të Bathores, Kamëz dhe një person me precedentë penalë është ekzekutuar me armë zjarr...
TIRANË– Zëvendësministri Besart Kadia ka shpërthyer keq teksa diskutonte për skandalin e pagave. I ftuar në “Open”, Kadia e justifikoi sk...
DURRËS- Pas një maratone të gjatë gjyqësore, për prishjen e një objekti pa leje të ndërtuar afër shtëpisë së tij, Xhevit Shkozës, i duhet më shumë se një d...
KAMËZ– Can Kariçi, i riu që u vra sot është takuar me një vajzë për herë të fundit. Gazetarja Anila Hoxha raporton se para se të gjendej i paj...
KAMËZ– Can Kariçi, i riu që u ekzekutua sot në Kodër Kamëz ishte i armatosur në momentin që u qëllua. Mësohet se Kariçi është qëlluar n...
TIRANË- Një qytetar kërkon ndihmën e emisionit Stop në Tv Klan pasi prej 2 vitesh nuk arrin të marrë dot motorin e tij që policia dhe prokuroria e mbanin t...
KUÇOVË- Një gjobë prej 500 mijë lekësh të vjetra ka shqetësuar qytetarin nga Kuçova, Dalip Bariu. Ai vendosi ta mbyllë pastiçerinë në ...
TIRANË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë-Ksamil. Mësohet se një makinë ka ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke rënë nga...