Aktualitet

Zëvendësministri Besart Kadia: Ç’më duhet mua çfarë thotë Rama

23 Dhjetor 2021, 21:32 Nga DOSJA
Zëvendësministri Besart Kadia: Ç’më duhet mua

TIRANË– Zëvendësministri Besart Kadia ka shpërthyer keq teksa diskutonte për skandalin e pagave. I ftuar në “Open”, Kadia e justifikoi skandalin ep agave duke shtuar se të gjitha të dhënat deklarohen nga vetë qytetarët çdo muaj, por u përball me Belind Këlliçin, deputetin e Partisë Demokratike. Ky i fundit tha se këtë gjë nuk do ta bënte as kryeministri Edi Rama, ndërsa zëvendësministri Kadia shtoi se nuk i interesonte aspak çfarë mund të thoshte Kreu i Qeverisë. 

Pjesë nga biseda:

Besart Kadia: Ta shpjegoj unë çfarë ka ndodhur, çdo muaj bizneset dhe qytetarët shkojnë në mënyrë vullnetare

Eni Vasili: Në fakt askush s’e di ç’ka ndodhur, duket sikur ju zoti Kadia e dini 

Belind Këlliçi: O Bes po nuk e thotë Edi Rama këtë

Besart Kadia: Po ç’më duhet mua ç’thotë Rama

Belind Këlliçi: Po si s’të duhet more, jë aty, jë në post, nuk e mbron as ai deri në këtë pikë. 

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike belind kelliçi besart kadia belind kelliçi besart kadia

Sondazh

Poll