Bota

Kriza energjitike në Kosovë, qytetarët: Kemi 10 orë pa drita

23 Dhjetor 2021, 20:23 Nga DOSJA
Kriza energjitike në Kosovë, qytetarët: Kemi 10 orë pa drita

KOSOVË- Qyteti i Prizrenit po përballet me mungesë të theksuar të energjisë elektrike. Gazeta Ekspress shkruan se sipas qytetarëve në lagje të ndryshme të Prizrenit, energjia elektrike është ndërprerë deri në 10 orë.

Reduktimet e gjata të energjisë elektrike po sjellin mjaft telashe edhe në komunën e Prizrenit.

“Nxehemi me dru, por edhe kur nxehesh me dru pompa e ujit quhet me qarkulluar me rrymë”, tha një qytetar.

Mbrëmë gjashtë orë s’kemi pas rrymë”, theksoi një tjetër.

“10 orë, 12, sot 15 orë, hala s’ka ardhë prej djehit”, tha një tjetër.

Kriza energjitike, e cila ka prekur të gjithë Evropën së bashku me vendin tonë ka prekur edhe Kosovën. Institucionet në Kosovë kanë deklaruar se rritja e çmimeve për energjitike nuk do tu faturohen qytetarëve, por do të menazhohet nga Buxheti i Shtetit.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni kriza energjitike ne kosove kriza energjitike ne kosove

Sondazh

Poll