Bota

Dolën 127 raste me Covid, izolohen 13 milionë qytetarë në Kinë

23 Dhjetor 2021, 19:37 Nga DOSJA
Dolën 127 raste me Covid, izolohen 13 milionë qytetarë në

KINË- Deri në 13 milionë njerëz janë vendosur në izolim në qytetin e Xi’an në Kinë. Kjo për shkak se në këtë qytet janë zbuluar 127 raste të infektuar me Covid.

The Guardian shkruan se bllokimi i parakohshëm të enjten vjen pak më shumë se një muaj përpara se Pekini të vendoset të presë Lojërat Olimpike Dimërore. Të gjithë banorëve në Xi’an u ndalohet të dalin nga shtëpitë e tyre, përveç blerjes së gjërave të nevojshme për jetesë çdo ditë tjetër ose për raste urgjente.

Ndërkohë që udhëtimi nga një qytet në tjetrin është pezulluar, përveç se në rrethana të jashtëzakonshme që kërkohet miratim zyrtar. Janë mbyllur gjithashtu të gjitha bizneset jo thelbësore.

Autoritetet lëshuan një urdhër të mërkurën vonë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua. Zëvendëskryeministri, Sun Chunlan, ka udhëtuar në rajon për të mbikëqyrur zbatimin e bllokimit.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota covid kine covid kine

Sondazh

Poll