Aktualitet

‘Konsultimi i madh Kombëtar’, Rama prezanton sot platformën

23 Dhjetor 2021, 07:25 Nga DOSJA
‘Konsultimi i madh Kombëtar’, Rama prezanton sot

TIRANË-Kryeministri Edi Rama do të prezantojë ditën e sotme platformën për ‘Konsultimin e madh Kombëtar’, e cila sipas tij synon që për vendimmarrjet e rëndësishme do merret edhe mendimi i qytetarëve. Rama deklaroi ditën e djeshme se nëpërmjet kësaj platforme do të dëgjojmë më shumë njëri-tjetrin dhe se nuk ka më kohë për të humbur.

“Nesër vendosim në qeveri Konsultimin e madh Kombëtar me shqiptarët për vendime të rëndësishme të vitit që po vjen dhe le ta dëgjojmë sa më shumë njëri-tjetrin, jashtë llogoreve të ngushta partiake e llogjeve të mëdha provinciale! Ata s’kanë ç’humbin më ne s’kemi kohë për të humbur”, shkroi Rama dje në Twitter.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore edi rama edi rama

Sondazh

Poll