Aktualitet

100 ditë qeveri, Rama: Nesër prezantojmë Konsultimin Kombëtar, s’merrem me nongratat

22 Dhjetor 2021, 18:52 Nga DOSJA
100 ditë qeveri, Rama: Nesër prezantojmë Konsultimin

TIRANË– Kryemnistri Edi Rama ka lajmëruar se nesër do të prezantojë Konsultimin e madh Kombëtar me shqiptarët për vendime të rëndësishme të vitit që po vjen. Pas mbledhjes që zhvilloi sot me ministrat pas 100 ditëve në qeveri, Rama, në një status në rrjetet sociale ka komentuar dhe situatën aktuale në politikën vendase. Sporteleve po u vjen fundi sipas Ramës, e teksa i referohet përplasjeve në Partinë Demokratike, Kreu i Qeverisë shton se nuk ka ndërmend tëmerret me bravat e me të shpallurit non-grata. 

Statusi i plotë: 

S’kam ndërmend të merrem as me kufomat grata nongrata as me dordolecët e papagallët grata e vinci (gërvisht e fito) që kanë hyrë në një vorbull marrëzie qesharake bravash, dyersh, kanalesh e portalesh, kinse po duan kush e kush të luftojë më fort regjimin, korrupsionin, vuqiqin! Jam i inkurajuar që drejtësia e re po jep sinjale të qarta pa dallim ngjyrash, ekonomia po vijon ringjitjen pas pandemisë, sporteleve po u vjen fundi bashkë me vitin në ikje dhe më e mira është e gjitha përpara, duan s’duan humbësit fitimtarë të kuvendeve demokratike e mediatike! Nesër vendosim në qeveri Konsultimin e madh Kombëtar me shqiptarët për vendime të rëndësishme të vitit që po vjen dhe le ta dëgjojmë sa më shumë njëri-tjetrin,jashtë llogoreve të ngushta partiake e llogjeve të mëdha provinciale! Ata s’kanë ç’humbin më ne s’kemi kohë për të humbur!

SHIKO EDHE KËTË:

(k.m/dosja.al)

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Dhjetor 2021, 18:09

Aksident me vdekje te Ura e Zogut në Milot

LAÇ– Një person, kalimtar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në aut...