Bota

Ndërprerja e energjisë elektrike, ish-ambasadori i Kosovës: Do shijojmë terrin tani

22 Dhjetor 2021, 21:02 Nga DOSJA
Ndërprerja e energjisë elektrike, ish-ambasadori i Kosovës: Do

KOSOVË- Ish-ambasadori i Kosovës në Finlandë, Lulzim Peci, ka kritikuar qeverinë, pas njoftimit për ndërprerje të energjisë elektrike. Me anë të një postimi në Facebook, Peci shkruan se termocentralin nuk e donin të përfunduar dhe tani duhet të shijojnë terrin dhe varfërinë.

“Termocentralin nuk e deshët që deri sot ka mundur të përfundohet! Gazin dhe termocentralin me gaz nuk po e doni! Tani vetëm mund ta shijojmë terrin dhe varfërinë që do të pasojë prej mungesës së energjisë”, shkroi Peci.

Kriza energjitike, e cila ka prekur të gjithë Evropën së bashku me vendin tonë ka prekur edhe Kosovën. Institucionet në Kosovë kanë deklaruar se rritja e çmimeve për energjitike nuk do tu faturohen qytetarëve, por do të menazhohet nga Buxheti i Shtetit.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni kriza energjitike ne kosove lulzim peci kriza energjitike ne kosove lulzim peci

Sondazh

Poll