Bota

Ndërpreja energjitike në Kosovë, KEDS i njofton qytetarët me mesazh

22 Dhjetor 2021, 19:51 Nga DOSJA
Ndërpreja energjitike në Kosovë, KEDS i njofton qytetarët me

KOSOVË- Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përdorur linjën e mesazheve telefonike për të njoftuar qytetarët për ndërprerjet e energjisë elektrike. Gazeta Ekspress shkruan se KEDS-i, me anë të mesazheve telefonike, po i informon qytetarët se për shkak të krizës energjetike, do të ketë kufizime të furnizimit me energji elektrike në orare të caktuara.

Ende nuk dihet se sa mesazhe janë dërguar deri tani nga kjo korporatë dhe se a do t’u dërgohen të gjithëve.

Mesazhi i dërguar:

Njoftim Per shkak te krizes energjitike dhe sipas udhezimeve te KOSTT do te kete kufizime te furnizimit me energji elektrike ne orare te caktuara.

Kriza energjitike, e cila ka prekur të gjithë Evropën së bashku me vendin tonë ka prekur edhe Kosovën. Institucionet në Kosovë kanë deklaruar se rritja e çmimeve për energjitike nuk do tu faturohen qytetarëve, por do të menazhohet nga Buxheti i Shtetit.

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni keds kriza energjitike ne kosove keds kriza energjitike ne kosove

Sondazh

Poll