Bota

FDA autorizon për përdorim pilulën e parë kundër Covid-19, është 90% efektive

22 Dhjetor 2021, 19:07 Nga DOSJA
FDA autorizon për përdorim pilulën e parë kundër

SHBA- Kompania farmaceutike Pfizer ka njoftuar ditën e sotme se Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka dhënë miratimin për përdorim në raste urgjente të ilaçit të saj antiviral kundër COVID-19, Paxlovid. Faqja zyrtare e FDA-s shkruan se ky është trajtimi i parë që mund të merret në shtëpi dhe që lufton gjithashtu variantin Omicron.

Testet treguan se Paxlovid është 90% efektiv në parandalimin e shtrimeve në spital dhe vdekjeve te pacientët me rrezik të lartë për tu prekur rëndë nga sëmundja. Agjencia tha se autorizoi ilaçin, për trajtimin e rasteve të lehta dhe mesatare të sëmundjes për personat nga 12 vjeç e lart, të cilët janë në rrezik të lartë të preken nga format e rënda të sëmundjes.

Ilaçi merret vetëm me recetë dhe trajtimi me të duhet të nisë sa më shpejt që të jetë e mundur pas diagnostikimit me COVID-19 ose brenda pesë ditëve nga fillimi i simptomave. Një tjetër ilaç që merret nga goja i kompanisë Merck & Co, që është ende nën shqyrtim nga FDA-ja, ka treguar efikasitet më të ulët krahasuar me ilaçin e kompanisë Pfizer. Sipas të dhënave, ilaçi i Merck-ut, Molnupiravir, reduktonte shtrimet në spital dhe vdekjet tek pacientët me rrezik të lartë, me rreth 30%.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota fda fda autorizon paxlovid omicron paxlovid fda fda autorizon paxlovid omicron paxlovid

Sondazh

Poll